Juventus, ne krize te plote
Juve barazoi 2-2, me Lecen, dhe tani rrezikon edhe "Champions". Bardhezinjve, pas nje tjeter rezultati shgenjyes ne Seria A, edhe vendi i katert iu rrezikohet nga Fiorentina, e cila ka vetem pese pike me pak. Juventusi ne perballjen e djeshme para tifiozeve te vet nuk mundi dot te fitone me Lecen, ne "Dele Alpi", perballe se ciles u nda ne barazim, 2-2. Pavel Nedved shenoi dy gola per Juven, por ne minuten e fundit miqte vune ne barazpeshe gjithcka. Kriza ka mberthyer bardhezinjte, qe nuk po e gjejne dot veten dhe tani iu duhet te bejne shume me teper, qe te arrijne objektivin. Klaudio Ranieri i ka tashme ditet e numeruara, sipas medieve italiane. Edhe drejtuesit e Juves deklarojne se rezultatet e fundit nuk i pershtaten ekipin, qe pret perfundimin e kampionatit, per te ndryshuar rrenjesisht qe nga drejtimi e deri tek rinovimi i skuadres. Autori i dy golave, ne barazimin e djeshem, Nedved pritet gjithashtu qe te largohet ne fund te ketij edicioni.