E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana do trofeun e kupes, si kunderpergjigje

Mungesa e mesfushorit te Tiranes, Ansi Agolli eshte ndjere ne kampin bardheblu, qe ne ndeshjen e pare, ne Kavaje. Agolli pas ndeshjes se fundit me Vllaznine, ne gjysmefinale te Kupes se Shqiperise ndodhet ne Finlande. Nuk eshte siguruar ende leja nga ana e drejtuesve te klubit finlandez, qe ai te jete, ashtu sic deshiron, pjese e bardhebluve, te pakten deri ne fund te ketij edicioni. Ne te kundert, ne varesi te ndeshjes se radhes, Tirana do te detyrohet te bleje kartonin e lojtarit, jo per tre ose kater ndeshje, por behet fjale per me shume se nje sezon, qe mesfushori te mbetet pjese e kryeqytetasve. Edhe tifozet e Tiranes presin rikthimin e Ansi Agollit, per te shpresuar se titulli kampion do te jete nje objektivi i realizueshem. Deri dje, dy dite para finales se kupes, pas perpjekjeve te drejtuesve te Tiranes, per ta kthyer lojtarin, te pakten edhe ne ndeshjet e mbetura te ketij sezoni, Agolli nuk dha asnje sinjal per t'iu bashkuar skuadres se Koles. Pa mesfushorin e kombetares sone, Tirana do te perballet kete te merkure, ne Durres, me Flamurtarin e Vlores, per te siguruar trofeun e pare te ketij sezoni. Ne vigjilje te ndeshjes finale nuk eshte e njejta atmosfere, ne kampin bardheblu, pas humbjes se vendit te pare. Trajneri i Tiranes, Agustin Kola eshte shprehur i sigurte, se ne fund ekipi i drejtuar prej tij do te mund te siguroje objektivat, qe jane trofete e ketij sezoni. "Jemi ne finalen e kupes," - tha Kola, - "prandaj duhet te sigurojme njerin trofe, para se te pretendojme edhe trofeun tjeter, qe eshte titulli kampion." Barazimi dhe loja e forte e kavajasve, per te ndalur Tiranen nuk eshte pritur mire nga kampi bardheblu. Lojtaret e Tiranes jane pare te nervozuar pas ndeshjes. Kartonet e kuq, per Nallbanin dhe Lilen, dhe dy piket qe la Tirana ne Kavaje, e kane prishur atmosferen. Megjithate, stafi drejtues eshte perpjekur qe te motivoje ekipin, para ndeshjes se radhes. Finalja e radhes ndaj Flamurtarit, do te thote nje trofe, per kryeqytetasit, qe deshirojne te shenojne suksesin qe u mungon prej nje dekade.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›