Reali 7 largime per Falcao-Neymar

Gjithçka nga e para. Reali i Madridit duket se e ka mbyllur ciklin dhe drejtuesit e klubit po mendojnë të rindërtojnë skuadrën.
Largimi i mundshëm i Jose Mourinhos në fund të sezonit do të shoqërohet nga spastrimi i kontingjentit.
Presidenti Florentino Perez mendon ta krijojë ekipin duke nisur nga një dyshe ëndrrash në sulm.
Bëhet fjalë për Radamel Falcaon, yllin e Atletico Madrid, që kërkohet nga gjysma e klubeve europiane.
Përkrah tij, drejtuesi “merengue” ëndërron një tjetër emër të madh të futbollit ndërkombëtar. Bëhet fjalë për brazilianin Neymar.
Për këta dy sulmues, investimi financiar është kolosal. Në total, mes vlerës së kartonëve dhe kontratave, operacioni përllogaritet se kushton rreth 170 milionë euro.
Për këtë arsye, Reali më parë duhet të shesë. Fondet do të sigurohen nga largimet e shtatë lojtarëve, mes të cilëve edhe yje, që kanë zhgënjyer në “Bernabeu” me formën e dobët dhe me faktin që janë të padisiplinuar.