Bastet dalin Inter-Lece dhe Vieri
Sipas një versioni të ri të fakteve, Ivan Tishi, një prej të arrestuarve në hetimin për skandalin e basteve ka përmendur edhe emrin e ish-sulmuesit të Kombëtares italiane, Kristian Vieri, duke iu referuar më specifikisht ndeshjes Inter-Leçe, që përfundoi me shifrat 1-0 për zikaltërit.
Sipas asaj që shkruhej në urdhër-arrestin e Tishit, më 20 mars 2011 “ai ka shfaqur interes për ndeshjen Inter-Leçe”. Një ditë më pas ai mësoi nga Belavista se bosi Tan Set Eng kishte fonde në dispozicion për të vendosur baste, ndërsa Tishi i bënte të ditur Belavistës se kishte udhëtuar drejt Milanos dhe kishte mësuar nga lojtarët, mes të cilëve ishte edhe Bobo Vieri, se skuadra e Interit kishte dëmtuar shumë persona, të cilët kishin hedhur baste se ndeshja do të mbyllej me shumë gola.
Kjo për faktin se lajmi ishte përhapur dhe ishin të shumtë ata që kishin djeni se në atë takim do të shënoheshin të paktën katër gola. Megjithatë, parashikimi nuk u realizua sepse lojtarët e Leçes fillimisht kërkuan të luanin drejt, ndërsa një pjesë e tyre ra dakord për trukimin vetëm 15 minuta përpara ndeshjes.
Sipas bisedës telefonike të Tishit me Belavistën, duket se vetëm në një prej kompanive angleze të basteve, për Inter-Leçe ishin vendosur mbi 700 mijë euro baste. Megjithatë, duhet theksuar se lajmi ishte përhapur edhe jashtë Italisë, pas baste “over 3.5” ishin hedhur edhe nga shumë vende të tjera.
Inter-Leçe është një prej ndeshjeve të cilat vazhdojnë të jenë nën shqyrtim për përfshirje në skandalin e basteve, ndërsa mes takimeve të përfolura edhe në të kaluarën janë Milan-Bari, Bari-Roma dhe Udineze-Bari.