Ish futbollisti i Tiranës, kreu i mafies së basteve në Itali
Veç ish-futbollistit, edhe një shqiptar i përfshirë në skandalin e basteve në Itali
Ajo që përflitej prej muajsh ka shpërthyer dje në Itali, por me një valë arrestimesh që ka tronditur rëndë futbollin italian. Pasi janë arrestuar lojtarë të rëndësishëm, dhe janë në hetim emra të njohur të botës së sportit italian. Por ajo që është më interesante për ne, është se në këtë skandal janë edhe dy persona që kanë lidhje me Shqipërinë.
Celula
Informacionet për këto trukime kanë ardhur nga Hungaria, ku ish-futbollisti i Tiranës, Zoltan Kenesei, ka vendosur të tregojë para hetuesve se si manipuloheshin ndeshjet në Itali. Dhe celula që merrej me trukimet e ndeshjeve në Itali ishte hungareze, dhe bosi i saj ishte pikërisht ish-futbollisti i Tiranës, Zoltan Kenesei, e bashkë me të Matyas Lazar, Laszlo Schultz Laszlo Strasrer.
Arrestimi
Mes të arrestuarve janë kapiteni i Lacios, Stefano Mauri dhe ish-futbollisti i Xhenoas Omar Milaneto. Këta të dy kanë qenë dakord që nëpërmjet celulës hungareze të bashkëpunonin për trupimin e ndeshjes mes dy skuadrave. Por në foto të marra nga kamerat e sigurisë së një hoteli, duket qartë Domeniko Krishito që bashkëbisedon me personat e dyshuar, ndërsa mes tyre identifikohet edhe shtetasi shqiptar Kujtim Qoshi, i cili sipas mediave italiane është bashkëpunëtor i një shtetasi boshnjak, i përfshirë në manipulimin e ndeshjeve.
Hetimet
Gjatë mëngjesit të djeshëm janë dhënë 19 urdhra arresti dhe kërkesa për paraqitje të personave të ndryshëm të përfshirë në këtë çështje, ndërsa mes të hetuarve janë edhe mbrojtësi i kombëtare italiane, Domeniko Krishito dhe trajneri i Juventusit, Antonio Konte. Për të parin, policia ka qenë s e pranishme në Koverçiano, qendrën stërvitore të përfaqësueses, ku ka kontrolluar dhomën e futbollistit që aktualisht luan me Zenit Shën Petersburg në Rusi. Ky i fundit për shkak të skandalit të basteve është lënë jashtë kombëtares edhe për Evropianin e këtij viti. Ndërkohë, është kontrolluar edhe shtëpia e Antonio Konte, pasi janë kërkuar të dhëna rreth të kaluarës së tij si trajner i Sienës. Atij i janë sekuestruar kompjuteri dhe telefoni celular, ndërsa hetohet si person në dijeni të ngjarjeve, pasi ish-ekipi i tij akuzohet për trupimin e disa ndeshjeve.
* * *
Trukimet-Trapatoni: Po na quajnë mafiozë!
Xhovani Trapatoni, një nga trajnerët italianë më të famshëm në botë, ka komentuar me indinjatë ngjarjen e radhës për trukimet e rezultateve në futbollin italian ku janë arrestuar apo hetohen personazhe të njohur në Itali si kapiteni i Lacios, Stefano Mauri, mbrojtësi i kombëtares italiane, Domeniko Krishito apo trajneri i Juventusit, Antonio Konte. Ky është një lajm shkatërrues, ishte komenti i parë i trajnerit që aktualisht drejton përfaqësuesen e Irlandës. Nëse gjykata vihet në lëvizje, atëherë do të thotë se diçka të sigurt e ka në këtë mes. Unë që frekuentoj ambiente jashtë Italisë prej shumë vitesh, duhet të them se po lëmë një imazh të keq të futbollit tonë. Jashtë Italie tallen me ne, mbetet gjithmonë fakti që etiketohemi si mafiozë dhe kjo na dëmton, tha ai.
* * *
Bastet, flet prokurori i Kremonës që ka nisur procesin
Prokuroria: Nga ndeshja Leçe-Lacio
janë fituar 2 milionë euro
Pas arrestimeve të bujshme të kryera në pjesën e dytë të skandalit Last Bet, prokurorët e Kremonës kanë dalë në një konferencë për shtyp, ku sqaruan situatën për 19 personat e përfshirë. Në aksionin e policisë të zhvilluar në 23 qytete morrën pjesë 280 agjentë, ndërsa prokurori Roberto Di Martino ka dhënë detaje për çdo akuzë apo dyshim, si edhe për atë që mund të ndodhë në të ardhmen. Nga kombëtarja italiane nuk ka asnjë lojtar tjetër të përfshirë, përveç Krishitos, ndaj të cilit u kryen disa kontrolle në grumbullimin në Koverçano. Bëhej fjalë vetëm për konfirmim informacionesh, por nuk ka asnjë akuzë zyrtare për lojtarin, që në situatën aktuale mund të marrë pjesë në Euro 2012, nënvizoi prokurori Di Martino. Gjithsesi, pas kontrollit nga agjentët, ish-mbrojtësi i Xhenoas nuk u stërvit gjatë paradites me skuadrën axurre. Përsa i takon kontrollit në shtëpinë e trajnerit Antonio Konte, prokurori sqaroi se gjithçka lidhet me ndeshjet e Sienës në vitin 2011, ku të dyshuara janë 7-8 takime. Prej dyshimeve për trukime na është dashur të kryejmë kontrolle te persona që kanë qenë pjesë e skuadrës, stafit dhe klubit, si presidenti apo ish-trajneri. Lacio dhe Xhenoa janë është seriozisht të rrezikuara nga klubet, për ndeshjen ku bardhekaltërit fituan 4-2. Përpara atij takimi, policia ka fotografuar të kërkuarin boshnjak Safet Altiç së bashku me lojtarët Skuli dhe Krishito, dy drejtuesi të tifozëve ultras të Xhenoas dhe shqiptarin Kujtim Qoshi që dyshohet si mik i Altiç. Bastet në atë ndeshje kanë kapur shifrat 480 mijë dhe 900 mijë euro. Por, Lacio rrezikon edhe për ndeshjen me Leçen, ku prokurori Di Martino sqaroi: Vetëm në Leçe-Lacio janë fituar 2 milionë euro nga bastet, ku 600 mijë euro janë përdorur për të blerë lojtarët, tha ai. Por, ka edhe ndeshje të tjera të dyshuara nga Seria A, si Bari-Sampdoria. Në fund, prokurori sqaroi se bastet ndikoheshin nga grupi hungarez, që sipas hetimeve drejtohej nga Zoltan Kenesei, ndërsa në biznesin e ndeshjeve të blera në Itali ata kishin zëvendësuar grupin e ciganëve që kishte marrë një goditje të fortë pas arrestimeve të vitit 2010 në Kroaci, për skandalin e basteve në këtë vend.
* * *
Konte përjashton mundësinë e përfshirjes në skandalin e basteve
Presidenti Anjeli e rikonfirmon Konten si trajner
Fillimisht pati një kontroll në shtëpi dhe përfshira e tij në skandalin e basteve u bë e plotë. Antonio Konte, trajneri i Juventusit, bën pjesë ndër njerëzit që do të hetohen, por menjëherë pas daljes së këtij lajme, ai u shfaq para mediave, pra përpara publikut, në krah të presidentit, Andrea Anjeli, duke hedhur dyshime për procesin dhe duke bërë nënkuptime. Shpreh mospërfshirjen time në këtë skandal dhe po ashtu atë të lojtarëve të mi. E kam treguar gjatë karrierës sime si lojtar dhe tani si trajner se cili jam, se bazohem mbi pastërtinë, ndershmërinë dhe punën. Këtë sezon ne u shpallëm kampionë 3 javë para fundit falë sakrificave të mëdha dhe askush nuk mund të na e shkatërrojë këtë sukses. Habitem që mora një njoftim se jam vënë nën hetim dhe pata një kontroll policor në shtëpi, ndërsa prokurori i Kremonës nuk më ka thirrur asnjëherë për të më marrë në pyetje. Nuk është normale, vlerësoi trajneri juventin. Presidenti i Juventusit, Andrea Anjeli, u tregua shumë i qartë lidhur me qëndrimin e tij. Antonio Konte do të jetë trajner i Juventusit edhe sezonin e ardhshëm, pa asnjë dyshim. Ne do të marrim pjesë në Ligën e Kampionëve dhe do të synojmë të kemi sukses në këtë kompeticion. Jemi në krah të trajnerit dhe të Bonuçit, që gjithashtu është vënë nën hetim. Antonion e njoh prej 20 vjetësh, e di sesa i ndershëm është. Po ashtu, nga informacionet që kemi, ai nuk ka rol në këtë histori, ndërsa hetuesit i vlerësojmë për punën e dobishme që po bëjnë, u shpreh ai. Pra, Juventusi nuk heq dorë nga Konte, ndërsa skandali zgjerohet edhe me Leonardo Bonuçin, mbrojtësin juventin të kombëtares, i cili është nën hetim, por do të mbetet pjesë e përfaqësueses së të kaltërve.
Konte përjashton mundësinë e përfshirjes në skandalin e basteve
Presidenti Anjeli e rikonfirmon Konten si trajner
Fillimisht pati një kontroll në shtëpi dhe përfshira e tij në skandalin e basteve u bë e plotë. Antonio Konte, trajneri i Juventusit, bën pjesë ndër njerëzit që do të hetohen, por menjëherë pas daljes së këtij lajme, ai u shfaq para mediave, pra përpara publikut, në krah