E Diel, 1 Nëntor 2026

Berhami: Nuk festoj nëse shënoj ndaj Shqipërisë

Gazeta Shqip

Zvicra

Në një konferencë për shtyp në Prishtinë gjatë ditës së djeshme, Valon Behrami ka deklaruar se e pret me ndjenja të përziera duelin e Zvicrës me Kombëtaren shqiptare, i cili do të zhvillohet në kuadër të eliminatoreve për Botërorin 2014. Do të jetë e vështirë për ne, 5-6 futbollistët që përfaqësojmë Zvicrën. Unë nuk e kam imagjinuar kurrë se do të vijë një ditë dhe do të luaj kundër Shqipërisë. Do të jetë një ndeshje speciale, por ne jemi profesionistë dhe do të japim 100 përqindëshin, shpjegon Behrami, i cili për respektin që ndien ndaj shqiptarëve, thotë se nuk do të festojë në rast se shënon ndaj kuqezinjve.

Berhami: Nuk festoj nëse shënoj ndaj Shqipërisë burimi: Gazeta Shqip

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›