Japonezi i Dortmundit Kagaua ne Angli tek Mancester Junajtid

Japonezi Shinji Kagaua është lojtar i Mançester Junajtid. Mesfushori i kampionit të Bundesligas, Dortmund, ka kompletuar transferimin e tij te skuadra angleze, edhe pse zyrtarisht kjo nuk është deklaruar. Duket se marrëveshja është arritur të hënën në mbrëmje mbrëma mes dy klubeve dhe lojtarit. Transferimi thuhet se i ka kushtuar trajnerit Sër Aleks Ferguson 17 milion stërlina, pra rreth 22 milionë euro. Rroga e lojtarit do të shkonte nga 1 milion që e ka tek Dortmundi, në mbi 3 milionë euro.
Nga Mançester, në Madrid. Zhoze Murinjo po mendon seriozisht për të marrë Didie Drogbanë, sulmuesin që e solli në “Stemford Brixh” në 2004, që nga Olimpik i Marsejës. Drogba është një lojtar i madh, një fitues i lindur dhe me aftësi të jashtëzakonshme para portës. Nuk është i ri dhe nuk do të ketë pretendime të luajë gjithnjë titullar. Çelsi nuk deshi t’i jepte një kontratë 2-vjeçare dhe Drogba besohet se do të synojë Kinën, ku mund të fitojë shumë para, por trajneri i Realit do ta provojë një herë. Murinjos gjithnjë i kanë pëlqyer lojtarët mbi 30-vjeç, me të cilët ka pasur bashkëpunime të frytshme.
Së fundi, Eden Hazard, talenti i ri dhe i shkëlqyer i Lilës, ka deklaruar se do të shkojë tek Çelsi. Belgu kërkohet nga Mançester Junajtid dhe Mançester Siti dhe kishte deklaruar që më parë se e kishte ndarë mendjen për të ardhmen, por nuk kishte deklaruar emrin e ekipit. Tani e tha dhe është Çelsi.