Gjermania lista perfundimtare

Nuk kanë munguar surprizat në listën përfundimtare të Gjermanisë, për lojtarët që do të jenë në dispozicion të skuadrës në Euro 2012. Pas humbjes në miqësoren e fundjavës së kaluar me Zvicrën, trajneri Joakim Lëv ka vendosur të lëjë në shtëpi katër lojtarë.
Ata që u larguan nga grumbullimi janë portieri ter Shtegen, surprizë e këtij sezoni me Borusia Mynshengladbahun, Sven Bender i Borusias së Dortmundit, 18-vjeçari Draksler, por surpriza më e madhe ishte lënia jashtë përfaqësueses e Kakaut, sulmuesi i Shtutgartit që në 23 ndeshje me Kombëtaren ka shënuar 6 gola.
Kjo do të thotë që Gjermania, nënkampione e Europës në fuqi, do të paraqitet në fazën finale të Euro 2012 me vetëm tre sulmues të mirëfilltë. Ata janë Mario Gomez, protagonist me Bajernin në këtë sezon me 41 gola në 50 ndeshje, Miroslav Klose që është rikuperuar nga dëmtimi dhe Lukas Podolski.
Zgjedhja e Lëv për të grumbulluar vetëm kaq pak sulmues ka ngjallur mjaft debate, mbi të gjitha nëse mbahet parasysh fakti që Klose nuk është në formë optimale, pasi ai ka luajtur vetëm 65 minuta që prej datës 18 mars.
Bajerni është skuadra më e përfaqësuar me 8 lojtarë, ndërsa më pas vjen Borusia e Dortmundit me 4. Më 31 maj Gjermania do të luajë me Izraelin në testin e fundit përpara Euro 2012, ndërsa “panzerat” debutojnë në aktivitetin kontinental më 9 qershor kundër Portugalisë në Lviv.