Bastet e paligjshme në Seria A, Napoli mund të ndëshkohet me -2 pikë
Deri më tani Napoli ishte njëri prej rivalëve të Juventusit, por duket se re të zeza po afrohen mbi këtë skuadër.
Procesi gjyqësor për bastevënie ndaj Napolit mund të jetë tepër dëmtues për ekipin Italian, pasi priten ndëshkime dhe gjobitje.
Por disi qesharake ka qenë kërkesae prokurorit përpara Dhomë së Këshillit, pasi ka kërkuar një penalizim prej minus dy pikësh për napoletanët.
Vendimi pritet të jepet sot dhe ka shumë gjasa të jetë më i ashpër se kërkesa e prokurorit. I cili kishte preferuar më tepër ta vinte theksin tek gjoba, duke e gjobitur klubin me 100 mijë euro.
Ajo që na mbetet është të presim vendimin, por edhe minus dy pikë janë shumë për konkurrencën në Itali.
/IDEA/
Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook
Ndani me ne komentet tuaja: