Bastet, keshillohen pak gola
Kompanite e basteve nuk do te kuotojne me koeficent te ulet, per nje fitore te thelle te Suedise ndaj Shqiperise, per shkak se sulmi suedez nuk do te kete impenjimin e duhur qe te shenoje para portes se Ujkanit. Keshtu, edhe goli i Ibrahimovicit eshte llogaritur ne kuoten 2.2 dhe dicka me shume goli i Larsonit, madje disa kompani kane vene te parin ne liste sulmuesin 38-vjecare, qe do te largohet ne fund te ndeshjes se sotme me kuqezinjte. Per kete arsye ai ka shume gjasa qe te shenoje golin e lamtumires. Megjithate, koeficenti per nje fitore te mundshme te Shqiperise eshte serish i larte, rreth 7.5. Ndeshja e sotme mes Suedise dhe Shqiperise do te kishte interes tjeter per vendasit, nese suedezet do te shenonin nje rezultat pozitiv ne Danimarke.