E Diel, 1 Nëntor 2026

"Rezultat pozitiv me Suedise, para reformave"

Aranit Muraci

Nuk ka me asnje dileme per trajnerin Kuzhe para ndeshjes me Suedine, vec tifozeve kuqezi qe pritet te jene te shumte dhe te pranishem ne Solna ku do te luhet ndeshja, deshirojne qe ekipi te arrije nje rezultat pozitiv. Kuqezinjte, nen drejtimin e Kuzhe zhvilluan stervitjen e fundit ne fushen ku do te luhet ndeshja e sotme dhe pas barazimit pa gola me Malten, do te kerkohet rezultati i dyte pozitiv, ne ndeshjet e zhvilluara jashte fushes sone, per eliminatoret e boterorit. Fitorja do te ishte "qershia mbi torte" per kuqezinjte, ne mbyllje te ndeshjeve zyrtare te eliminatoreve te boterorit afrikan. Pas lojes se mire qe Shqiperia zhvilloi ndaj Portugalise dhe Danimarkes ne Tirane, nen drejtimin e kroatit Josip Kuzhe, ne Suedi 'timonieri" konfirmon se do te luhet per te shpalosur te njejtat vlera. "Kemi nje ndeshje te rendesishme para, me Suedine dhe duhet t'i mbyllim sa me mire eliminatoret", - ka thene Kuzhe qe konfirmoi se gjendja e grupit, para ndeshjes eshte premtuese. Kuzhe pas ndeshjes me Suedine do te marre persiper qe te kryeje "reformat" kuqezi. Ne vigjilje te "Euro 2012" do te largohen disa lojtare dhe do te afrohen te tjere, me te rinj ne moshe. Kuzhe ka pranuar se ne kontraten 1-vjecare me te drejte rinovimi, pjesa e dyte e punes se tij ka me shume rendesi, pasi qe prej kohes kur mori ekipin kombetar, eshte menduar per eliminatoret e radhes. "Ne programin e punes, pas perfundimit te eliminatoreve te boterorit, duhet te ndertojme nje ekip me pretendime me te medha, duke afruar elemente te rinj dhe te se ardhmes", - ka konfirmuar trajneri Josip Kuzhe. Kroati, pas ndeshjes se sotme do te mendoje menjehere per te ardhmen, duke qene nje se nje muaj me vone, Shqiperia do te perballet ne nje miqesore me Estonine, ne Talin. Nga paraqitja e titullareve ne ndeshjen e sotme, Kuzhe do te marre vendimet e para, por gjithsesi ai konfirmon se paraqitja e secilit ne ekipet e tyre, ku ata luajne dhe kritere te tjera, qe jane diskutuar edhe me kreret e FSHF-se e do te merren parasysh, gjate kohes qe do te ndertohet skuadra kuqezi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›