E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trajneri, do te largohet pas ndeshjes se sotme me kuqezinjte

Lars Lagerbak pranon para ndeshjes me perfaqesuesen tone, se do te ishte me mire qe Suedia te kishte bere startin e duhur ne fillim te eliminatoreve te Kupes se Botes. Nese do t'i kishte nisur mire eliminatoret e boterorit, Lagerbak thote me bindje se do te ishte siguruar te pakten vendi i dyte ne grup, per te luajtur ndeshjen " Play-offs". Humbja e pesuar pak dite me Danimarken do te thote per Suedine dy here gjysmefinaliste e Kupes se Botes, se duhet te shpresoje qe Portugalia te ndalet nga Malta dhe nga ana tjeter ekipi i Lagerbak te fitoje me kombetaren tone, qe te mbaje ende gjalle shpresat per nje vend ne finalet e boterorit afrikan. Lagerbak ka folur me presidentin e Federates Suedeze te futbollit, Lars Ake Lagrel, para ndeshjes se fundit te grupit, ndaj Shqiperise, duke i kerkuar zyrtarisht largimin, meqenese parashikon qe objektivi per te shkuar ne Afriken e Jugut duket i parealizueshem. "Kemi vendosur qetesisht qe te largohemi," - theksoi trajneri i Suedise, Lars Lagerbak. "Duhet qe t'i kishim nisur me mire ndeshjet eliminatore. Do te ishim kualifikuar ne nje rast te tille, pasi lame shume pike ne ndeshjet e para. Duhet t'i kishim nisur me fitore," - shton trajneri i Suedise, qe do te drejtoje edhe sot ne mbremje ndaj kuqezinjve ekipin e tij kombetar dhe me tej do te largohet nga drejtimi per t'i lene vend, nje emri tjeter qe sipas medieve suedeze do te jete Sven Goran Erikson.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›