E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lipi: Ne boteror do te therras lojtare te tjere

Trajneri i Italise, Marcelo Lipi i ka dhene shprese kapitenit te Romes, Francesko Totti, per te qene pjese e ekipit qe do te shkoje ne finalet e boterorit afrikan, gjate veres se ardhshme. Me shpejt, Toti theksoi se do te priste nje ftese per t'iu rikthyer kombetares se tij. "Toti eshte nje lojtar i madh, nje njeri shume i mire. E di se do te jete ne vemendjen time deri ne qershor," - theksoi Lipi. "Nuk dua te deklaroj emra, per ata qe do te perfshihen ne te ardhmen, si dhe do te gjykoj ne baze te grupit. Nuk perjashtoj asgje, por ka lojtare qe nuk jane perfshire aktualisht ne grup dhe qe besoj se do te ftohen per te qene ne qershor, gjate boterorit. A do ta refuzoje Toti thirrjen time? Asnje lojtar nuk ka refuzuar qe te luaje me kombetaren", - thekson Marcelo Lipi. Italia do te perballet sot me Qipron, ne ndeshjen e fundit eliminatore te Kupes se Botes. Lipi do te kryeje nje test per "axurret", te cilet jane te kualifikuar.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›