E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dunga: Spanja me impresionon para boterorit

Trajneri i Brazilit eshte duke studiuar ekipet me te forta per momentin, para se te beje llogarite per nje triumf ne finalet e boterorit te Radhes, "Afrika e Jugut 2010". Brazili do te luaje sot me Venezuelen, por trajneri brazilian nuk po mendon vetem per kete ndeshje, por pasi ka siguruar kualifikimin, po sheh nga finalet e Kupes se Botes. "Te gjithe trajneret jetojne me futbollin. Kjo eshte arsyeja pse ne vezhgojme gjithcka. Jane disa skuadra qe me kane impresionuar shume si Anglia, por eshte nje tjeter, Spanja, ajo qe po luan ndeshje te medha", - thekson Dunga. Anglia ka shenuar tete fitore ne ndeshjet e saj te grupit, duke siguruar me shpejt kualifikimin. Spanja, kampione e Evropes i ka fituar nente ndeshjet e saj te grupit. Dunga i ka vezhguar keto dy skuadra, gjate eliminatoreve. - "Disa ekipe jane ngritur gjate finaleve te boterorit, si Italia, Gjermania dhe Argjentina dhe mendoj se do te jene qe te gjitha me pretendime", - perfundon trajneri i Brazilit, ekipi i te cilit mbetet serish nje favorite.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›