Bastet në Itali, futet në lojë edhe Kamorra
ITALI- Zgjerohet skandali i basteve që ka përfshirë futbollin italian, pas hetimeve të Prokurorisë së Kremonës. Pas arrestimit të 17 personave, mes të cilëve edhe ish-kapiteni i Atalantës Kristiano Doni, organi i akuzës ka gjetur një lidhje mes mafies aziatike dhe Kamorrës, që konsistonte kryesisht në shkëmbimin e informacionit për ndeshje të manipuluara të Serisë A dhe B në Itali.
Sipas një sllavi të penduar, Crtvak, “kishte një lloj shoqërie Joint Venture, që lejonte vendosjen e basteve në internet nga bastexhinjtë në Singapor, për ndeshjet e Italisë”. Interpoli tashmë po verifikon pohimet e tij. “Nga kontaktet e mia në Holandë, dija që në Napoli kishte kinezë, aziatikë, që vendosnin baste. Kur fitoje, mund të shkoje në Napoli dhe të tërhiqje paratë”, thotë Crvtak. Një i arrestuar në Finlandë, Uilson Raj Perumal, ka treguar se ishte Eng Tan Seet, i njohur me nofkën “Dan”, koka e gjithë organizatës. E ndërkohë, Prokuroria sot ka marrë në pyetje të arrestuarit, nga të cilët, portieri Alesandro Zamperini, ka pranuar të bashkëpunojë.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)