EULEX-i dorëzon librin e parë të Regjistrit Civil
PRISHTINE - Kanë nisur të duken frytet e para të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian.
Zëvendës/shefi i EULEX-it, Andy Sparks i ka dorëzuar sot kopjen e parë të certifikuar të librave të Regjistrit Civil zëvendës/kryeministres së Kosovës, Edita Tahiri, e cila është njëkohësisht edhe shefja e delegacionit të Prishtinës në Bisediemt në Bruksel.
Lajmi është konfirmuar nga zyra e shtypit e EULEX-it, ku misioni europian për sundimin shpjegon se i ka certifikuar këto dokumente më 6 dhjetor, si pjesë e marrëveshjes së arritur më 2 korrik 2011 në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja.
“Pasi të zbatohet në tërësi kjo marrëveshje, ajo do t’i kontribuojë krijimit të Regjistrit Civil të qëndrueshëm dhe të besueshëm në Kosovë, siç parashikohet në Raportin e Progresit të Komisionit Europian, si dhe do të shërbejë si pikësynim në udhërrëfyesin për hapjen e dialogut për vizat”,- thuhet në deklaraten e EULEX-it.
(er.nu/BalkanWeb)