Qeveria shqiptarepajton studio ligjorepër fondet e huaja
TIRANë- Qeveria shqiptare ka pajtuar një studio ligjore amerikane, për kryerjen e shërbimeve të kërkimit në fushën ligjore dhe të avokatisë, të cilat do të shërbejnë për thithjen e fondeve nga programet e ndihmës së huaj, për investimet e huaja direkte nga SHBA dhe bota në fushën ekonomike, si dhe shërbime të tjera.
Patton Boggs është një nga firmat më të njohura në ëashington, ndërsa shefi i ekipit të Shqipërisë në Patton Boggs do të jetë ambasadori Frank Wisner, një nga diplomatët më të spikatur të Departamentit të Shtetit Amerikan tashmë i tërhequr nga shërbimi aktiv.
Z. Wisner ka qenë edhe negociatori për SHBA-në i statusit të Kosovës. Kontrata e qeverisë shqiptare parashikon një pagesë mujore prej 5.5 milionë lekë të reja.
Patton Boggs është themeluar në vitin 1962. Që prej 40 vjetësh kjo studio ligjore punon ngushtë me Kongresin dhe administratën e SHBA-së, si dhe me dy partitë kryesore amerikane.
(m.a/BalkanWeb)