Tirana fiton ne Vlore, ndjek hapin e kryesuesve
Perfunduan ndeshjet e Kategorise Superiore, me fitoren qe shenoi Tirana, 2-0, ndaj Flamurtarit te Vlores. Dje ne stadiumin "Flamurtari" te Vlores, ndeshja mbyllese e javes se12-te eshte mbyllur me fitoren e kampioneve ne fuqi, te cilet ndjekin Dinamon dhe Besen, ne krye te klasifikimit. Bardheblute i shenuan te dy gola ne pjesen e dyte te ndeshjes, me ane te Jetmir Sefajt, vetem shtate minuta pas fillimit te 45 minutave te dyta dhe ne minuten e fundit te ndeshjes, Julian Ahmataj, qe e kishte nisur nga stoli kete takim, realizoi golin e dyte. Tirana ndoqi hapin pozitiv te Dinamos dhe te Beses, ekipe qe kishin fituar ndeshjet e tyre respektive, perkatesisht ndaj Kastriotit dhe Vllaznise. Besa fitoi bujshem ne Shkoder, me rezultatin 3-2, ndaj Vllaznise vendase, duke mbajtur te palekundur vendin e dyte. Edhe Apolonia fitoi nje dite me pare me Teuten ne Durres, keshtu qe ndeshjet e javes se fundit nuk i kane ndryshuar pozitat e skuadrave, ne krye te klasifikimit. Dinamo kryeson me 32 pike, e ndjekur nga Besa qe ka 22 pike dhe Tirana vjen pas tyre, ne kuoten e 20 pikeve.