E Diel, 1 Nëntor 2026

Basti i Bakajt Ne shkeputemi qe ne fillim

Ai qe mendon se Dinamo nuk eshte me ajo e sezonit te kaluar gabohet. Te pakten per kete del garant nje prej lojtareve me te mire te kampioneve ne fuqi Elis Bakaj. Para startit te kampionatit fantazisti i bluve foli ne nje interviste per Panorama Sport duke shprehur bindjen e tij se Dinamo do te perserise suksesin. Sipas tij diferenca e ekipeve te tjera nga dinamovitet do te jete shkeputja qe ne fillim me pike.

Elis vitin e kaluar u shpallet kampion dhe lojtari me i mire. Cilat jane ambiciet tuaja per kete sezon
Synimi im eshte qe te bej nje sezon me te mire se vjet. Nese sezonin e kaluar dola lojtari i vitit kete here dua ta perseris kete sukses personal por mbi te gjitha te fitoj te dy trofete me Dinamon. Pervec titullit te marrim edhe Kupen e Shqiperise.
Shume skuadra kane ndryshuar kush ju ka bere pershtypje me shume
Per mendimin tim te gjitha skuadrat qe futen me synime madhore kete sezon jane njesoj. Une nuk shikoj diferenca ne perberjet e tyre. Gjithsesi ne te Dinamo jemi mesuar qe te shikojme veten tone. Nese jemi ne rregull ne atehere gjithcka eshte ok. E rendesishme eshte qe ne ti bejme hyzmetin cdo ndeshjeje. E dime se si fitohen titujt keshtu qe kemi eksperiencen e duhur per te pasur suksese. Rivalet kane punen e tyre.
Po Dinamo ka nevoje per perforcime apo ne syrin tend eshte e kompletuar
Faktikisht kedo trajner qe te pyesesh nuk mendoj se kenaqet me pak sepse kerkon gjithnje me te miren pra te kete sa me shume lojtare cilesore ne perberje. Besoj se edhe trajnerin e Barcelones te pyesesh do thote qe me duhen ende perforcime. Megjithate ne lojtaret i kemi nuk eshte se vuajme. Por nese vinte nje qe vertet ben diferencen do ta prisnim krahehapur.
Gjithsesi ju zhgenjyet ne ndeshjen e Superkupes dhe ndoshta opinioni e mori si nje barometer per Dinamon ate sfide...
Dikush mund te mendoje se kjo Dinamo eshte dobesuar duke iu referuar hapit fals qe beme me Besen. Por po ju them se eshte krejt e kunderta. Skuadra po ajo eshte dhe jemi gati te nisim rrugen drejt mbrojtjes se titullit kampion. Une mendoj se humbja e Superkupes na ka bere me te forte. Jam i bindur qe do te na ndihmoje shume per te kaluar fillimin e ketij kampionati.
Ti kthehemi edhe nje here kundershtareve. Cili ekip mendoni se do te jete rivali juaj kryesor
Une shikoj gati 5-6 ekipe qe jane njesoj si Skenderbeu Besa Shkumbini Tirana dhe Vllaznia. Ne kampionatin shqiptar nuk ka diferenca te medha dhe per kete duhet te jemi te bindur te gjithe. Aktualisht nuk mund themi se kush eshte pretendenti kryesor apo ai qe do te zbrese nga Superiorja. Kjo do te shikohet ne vazhdimesi dhe mendoj se dallimi i Dinamos nga te tjeret do te jete fillimi. Nje nisje e mbare si sezonin e kaluar do te na ndihmoje shume.
Te Dinamo jane shtuar argjentinasit cfare opinioni keni per ta
Se pari mendoj se nga te huajt Malakarne eshte nje lojtar shume cilesor dhe qe e ka treguar veten te Dinamo. Por une do te ndalesha me shume te sulmuesi Martinena i cili kam bindjen se do te beje diferencen kete vit ne kampionatin shqiptar. Ai akoma nuk e ka treguar 100 e tij dhe besoj se nese eshte ne forme ka per te bere gjera te mira te Dinamo duke e ndihmuar shume skuadren.
Se fundmi e nisni sezonin ndaj nje skuadre si Flamurtari. Shikoni ndonje gje te vecante ne kete sfide
Per mua nuk ka ndonje gje te vecante kjo ndeshje. E rendesishme per Dinamon eshte qe te fitoje. Ne duhet ta marrim cdo takim si finale. Dihet tashme qe nese nje skuader e nis mire kampionatin do te jete padyshim nje hap larg rivaleve. Duke respektuar Flamurtarin dhe ndryshimet qe ka bere besoj se do te jete nje ndeshje e veshtire per ne. Por gjithsesi do te marrim tri piket.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›