E Diel, 1 Nëntor 2026

Problemet Xhafaj e Devolli alarmojne Flamurtarin ne start

Probleme te Flamurtari para sfides se pare te sezonit me Dinamon. Sikur te mos mjaftonin mbrojtesi Zekerija Ramadani dhe mesfushori Bledar Devolli te cilet prej tri ditesh nuk jane ne nje gjendje te mire shendetesore dje ne stervitjen e fundit eshte demtuar sulmuesi kryesor Daniel Xhafaj. Kjo ka alarmuar stafin teknik qe tashme i duhet te beje llogari te tjera per formacionin baze. Nuk eshte ende e sigurt nese dy titullaret kuqezi do te jene ne fushe nga minuta e para teksa gjasat me te medha jane qe ta nisin nga stoli. Persa i perket sulmuesit Xhafaj ka qene nje perplasje ne seancen e fundit ku aplikoi me shume per vendosjen e lojtareve dhe goditjet standarde. Ne njeren prej tyre Xhafaj ka demtuar kaviljen. Menjehere ne ndihme te tij kane ardhur mjeket e Flamurtarit. Sulmuesi ka lene stervitjen duke caluar por ne nje bisede per Panorama Sport fizioterapisti i ekipit kroati Dario Zernic jep shpresa se ai do te jete ne fushe. Sipas tij jane te gjitha mundesite qe sulmuesi te luaje minimalisht 45 minuta. Kavilja e demtuar e pengon Xhafajn qe te perballoje gjithe ndeshjen keshtu qe mundesite me te medha jane qe trajneri Gugash Magani ta perdore sulmuesin ne varesi te situatave. Edhe pse nuk eshte e sigurt gjasat jane qe 32-vjecari te aktivizohet gjate pjeses se dyte ne ndeshjen e sotme.

Mesfushori
Nje problem i madh per kuqezinjte mbetet mesfushori gjirokastrit Bledar Devolli. Kur pritej qe ky i fundit te merrte veten pas gjendjes gripale cdo gje u ashpersua. Mjeket mesohet se i kane rekomanduar lojtarit te vazhdoje te kurohet nga virusi qe e ka mberthyer prej dy ditesh. Ne keto kushte tekniku Magani pritet te improvizoje me formacionin. Nese Devolli nuk behet atehere ne mesfushe do te kete nje vend per te riun Licaj. Nga ana tjeter ne sulm do te jete Shehaj i cili pritet te mbeshtetet nga Lena. Pavaresisht mungesave te paparashikuara ne kete start te sezonit ne kampin kuqezi jane munduar te mbajne gjalle optimizmin. Te Flamurtari jane te ndergjegjshem se takimi kunder kampioneve ne fuqi do te jete i veshtire por gjithsesi lojtaret besojne maksimalisht per nje rezultat pozitiv ne Qemal Stafa.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›