E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlonjatet fituan 1-0 ne ndeshjen hapese te Kampionatit Flamurtari gjunjezon Dinamon vulos Xhafaj Teuta dhe Laci e mbyllen ne barazim pa gola sfiden mes tyre

Daniel Xhafaj e ka zhytur ne krize Dinamon e cila pas humbjes se finales se Superkupes se Shqiperise te henen e kaluar me Besen dje ka nisur keq dhe sezonin.

Ne fakt ajo qe duhet theksuar eshte fakti se vlonjatet ia kane marre doren kampioneve ne fuqi. Sezonin e kaluar nen ndricimin e prozhektoreve te stadiumit kombetar Qemal Stafa Flamurtari pat mundur Tiranen 3-1. E njejta gje dhe tani teksa mund 1-0 Dinamon. Flamurtari e uli me kembe ne toke Dinamon aq sa dje Blanko shume i shqetesuar ka shperthyer ne ulerima ne dhomat e zhveshjes. Per here te fundit blute jane mundur ne Selman Stermasi ne sezonin 2006-2007 nga Teuta jo pak por 3-1. Dje eshte mundur me nje gol por qe gjithsesi te dhemb.
Motivimi vlonjat
10 mije euro premio i kishte premtuar presidenti dhe njekohesisht kryebashkiaku i Vlores Shpetim Gjika futbollisteve te tij per te fituar ne Tirane. Dhe ata ia shperblyen aq me shume qe Flamurtari ka bere dhe blerje sepse kerkon nje trofe kete sezon ashtu sic ka deklaruar pas mbarimit te ndeshjes trajneri i vlonjateve Gugash Magani. Me nje vendosje te sakte 4-4-2 kuqezinjte i kane mbyllur cdo shteg dinamoviteve. Ne mbrojtje ishin Sakaj ne te djathte Brahja e Veliu ne qender dhe Ahmataj ne te majte. Ne mesfushe Roshi nga e djathta Lena bente shkaterruesin e Zeqirin organizatorin kurse ne te majte Begaj. E ne sulm Daniel Xhafaj kishte gjithnje mbeshtetjen e Progrit. Flamurtari jo vetem qe shenoi ne pjesen e pare por dhe e administroi mire avantazhin. E pa qe Dinamo u hap ne mbrojtje dhe kundersulmi me Xhafajn Progrin Roshin Lenen e Zeqirin krijonte gjithnje probleme per blute. Defekti Flamurtari nuk shenoi me shume se nje gol duke e vene ne diskutim fitoren sepse Xhafaj apo dhe te tjere u treguan te pasakte ne finalizim
Teuta-Laci
Durrsaket nuk kane mundur te shkojne me larg se sa nje barazim pa gola ne ndeshjen e pare kunder Lacit qe gjithsesi duket se i ka kenaqur te dyja ekipet. Loja nisi e qete dhe pa shume pretendime. U deshen te kalonin rreth 20 minuta qe ekipet te kercenonin portat respektive. Duhet thene se Laci si skuader pritese zhvilloi nje loje me agresive se vendesit e drejtuar nga Martini por gjithsesi djemte e detit nuk u dorezuan dhe e nisen me nje rezultat pozitiv sezonin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›