“Bastioni socialist do të kthehet blu, puna ka filluar”
Zgjedhjet në degën e PD-së në Kuçovë
KUÇOVE - Janë zhvilluar dje në mesditë zgjedhjet për kreun e selis blu të degës të rrethit të Kuçovës. Sipas burimeve zyrtare nga selia blu e këtij rrethi në ambientet e ish-shtëpisë së ushtarakëve në qendër të qytetit është zhvilluar asambleja e degës të PD-së me qëllim analizën e mandatit që sapo lamë pas dhe për zgjedhjen e kreut të PD-së të këtij rrethi si dhe kryesin e komiteti drejtues që di të drejtoj në vijim selinë blu. Më e rëndësishmja në këtë rast sipas burimit blu, është se viti që sapo kemi filluar është dhe vit elektoral dhe për këtë qellim angazhimi i kësaj dege do të jetë maksimal për të thyer në këtë rast bastionin socialist.
Kreu i kësaj dege Fadil Mara që konkurroj për mandatin e dytë dhe që në fund të votimeve fitoi me konkurrenten e tij Qazime Dardha me një rezultat të thellë, 104 me 18 vota nga 124 votues.
Kryetari i rikonfirmuar, Mara ka argumentuar në detaj të gjitha arritjet në fushën politike dhe në atë të pushtetit lokal.
“Nëse vite më parë në qytetin bastion të PS-ës nuk bëhej fjalë për ngritjen e seksioneve të PD-në e këtij rrethi gjatë mandatit të kaluar kemi arritur rezultate të thella në rritjen e % në votimet parlamentare si dhe të pushteti vendor të mbajtura gati 2 vjet më parë. Nëse më 3 korrik të viti 2005 kandidati jonë për deputet mori 31.7 % të votave në kutit e votimin, kandidati për kryetarë bashkie në 2007 mori 42.8 % të pjesëmarrjes në votime”, tha ai.
Sipas tij, në PD është rritur edhe konkurrenca e konkurrimit në të gjitha seksionet dhe të grupeve seksione që përfunduan në një kohë rekord duke zgjedhur në krye të tyre njerëz me reputacion në elektorat si dhe njerëz me arsim të lartë.
Ndërkaq, në fjalën e tij zëvendëskryeministri Genc Pollo, vlerësoi punën e degës së partisë, pasi sipas tij, është punuar për shtim radhe të anëtarëve të Partisë Demokratike.
“Vite më parë kam gjetur në radhët tuaja një grup anëtarësh partie ndërsa sot shoh një sall që nuk ka vend për të gjithë, gjë e cila do të thotë se dega e partisë të këtij rrethi në grup ka punuar për shtimin e radhe të anëtarëve të kësaj partie. Ndërsa në syrin politik e shoh pjesëmarrjen si një forcë të madhe politike të organizuar mirë në këtë qytet dikur bastion i socialistëve. Ndaj ju përgëzoj punën tuaj të mirë që keni bërë dhe do të bëni në të ardhmen për ta kthyer këtë qytet në bastionin blu”, u shpreh zëvendëskryeministri Pollo.
Grupi i kryesisë së PD-së i përbërë nga Kreu i tij Genc Pollo si dhe nga Agron Musaraj, Njazi Kosovrasi dhe deputeti Mehmet Xheka, kanë qenë të pranishëm gjatë gjithë procesit zgjedhor, ndërsa po ky grup do të ndjekin të gjithë procesin zgjedhor që vazhdon të zhvillohet në tre rrethet e Qarkut të Beratit.
K. Gorica