Bastisen varrezat dhe kabinat elektrike
Fier- Hajdutet nuk kursejne as varrezat e qytetit. Ndersa nje vale bastisjesh jane vene re ne kabinat elektrike, ku jane marre qindra metra kabull dhe jane lene disa lagje ne erresire. Familjaret e te ndjereve kane depozituar ne policine e Fierit denoncime per thyerje te varreve dhe grabitje te vazove apo sendeve te tjera me vlere. Lajmi konfirmohet edhe nga punonjesit e Agjencise Funerale ne bashki, nderkohe qe nuk ka pasur asnje te ndaluar per kete krim. Po keshtu diten e djeshme lagjja "Kongresi i Pezes" eshte gdhire pa energji elektrike si pasoje e vjedhjes se nje sasie kabulli ne kabinen elektrike. Policia tha se nisi hetimet dhe eshte bere e mundur te ndalohen tre te dyshuar per bastisjen e TEC-it disa dite me pare.
Xh.B.
Xh.B.