Mashtrim me 6 mije euro, pranga biznesmenit grek
Korce- Nje biznesmen grek ka rene ne prangat e policise se Korces, pasi nuk i ka shlyer borxhin prej 6 mije eurosh nje homologu shqiptar qe e furnizonte me qymyr druri. Burime zyrtare thane se diten e djeshme eshte arrestuar Janis Papadhjas, nga Livadhjaja e Greqise, per vepren te "mashtrimit". Ne ngarkim te 50 vjecarit, Papadhjas eshte depozituar ne polici nje kallezim penal nga nje tregtar shqiptar nje muaj me pare. Policia e Korces ben te ditur se ka qene nje biznesmen nga Pogradeci, i cili merrej me prodhimin e qymyrit te drurit ne Korce, i cili ka denoncuar homologun grek per mashtrim. Ne baze te kallezimit, 50 vjecari Papadhjas merrte nga prodhuesit shqiptare qymyr druri me destinacion tregun grek. Kryesisht pagesen e kryente pasi bente shitjen ne vendin e tij. Por biznesmeni pogradecar kishte per me teper se gjashte muaj qe nuk merrte shumen prej gjashte mije euro qe i perkiste ngarkeses me te fundit te bere ne adrese te 50-vjecarit. Gjate bisedave telefonike mes dy biznesmeneve, greku kishte mohuar disa here borxhin qe kishte, duke u shprehur se nuk kishte asnje detyrim financiar per qymyrin e drurit. Arrestimi i Papadhjas u krye pas njoftimit te marre nga autoritet doganore te Kapshtices, se kishte hyre ne territorin shqiptar. Kane qene inspektoret e Krimit Ekonomik ne drejtorine e Policise se Korces qe kane kryer hetimin per vepren te "mashtrimit", kurse Prokuroria e Korces do te vazhdoje hetimin e metejshem te ceshtjes.
D.Zisi
D.Zisi