E Diel, 1 Nëntor 2026

Tregtari zhdep policin bashkiak

Fier- Tregtari zhdep ne dru policin bashkiak pse i hoqi nga rruga mallin qe shiste ne trotuar. Ngjarja ka ndodhur diten e djeshme, kur uniformat blu ndaluan pas urdhrit te prokurorise 28 vjecarin Pal Zhivanaj, banues ne fshatin Sulaj te Fierit. Mesohet se 28 vjecari tregtonte ne lagjen "Kastriot" prodhimet e fshatit, por aty ka mberritur fugoni i Policise Bashkiake te Fierit. Efektivet i kane kerkuar Zhivanajt, qe te largonte mallin, por ky i fundit ka refuzuar, duke kundershtuar ashper. Me pas sipas deklarates se policise vendore, Zhivanaj ka sulmuar fizikisht efektivin, emri i te cilit nuk publikohet, duke e qelluar edhe me grushte. Koleget e te demtuarit e kane marre ne fugon, duke e derguar te dyshuarin ne komisariat, ku eshte bere edhe denoncimi per kundershtim dhe dhune fizike. Gjate marrjes ne pyetje tregtari ka pohuar se ka qene polici bashkiak ai, qe e ka ofenduar dhe shtyre, ndersa me pas ka reaguar per vetembrojtje. Burime zyrtare thane se tregtari ambulant do te procedohet penalisht per vepren penale te "goditjes per shkak te detyres".

Xh.B.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›