E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bastiset shtepia e ish-drejtorit

Fier- Kusheriri bastis pasurine e ish-drejtorit te Uzines se Perpunimit te Naftes ne Fier. Ngjarja ka ndodhur gjate dites se Kurban Bajramit, kur ish-zyrtari Ilir Dulla denoncoi ne Komisariat, vjedhjen e 80 mije eurove dhe 60 mije dollareve nga sirtari ku i ruante. Pas hetimeve te kryera, mengjesin e dites se djeshme policia ka vene ne pranga si te dyshuar 41 vjecarin Edmond Avdo, i aferm i Dulles, i cili ka pasur dijeni per valuten. Ne kerkim u shpalle si bashkepunetor ne kete krim edhe nje person i dyte. Policia tha se nisi hetimet per te zbuluar se si e ka siguruar kete pasuri ish drejtori i UPN-se se Fierit, nderkohe qe ne momentin e vjedhjes familja Dulla, drekonte jashte shtepise per Kurban Bajram.

Ilir Dulla, 37-vjec, ka drejtuar UPN-ne per nje vit dhe me pas eshte larguar nga detyra. Gjate mesdites se hene, mesohet se ai ka dale me familjen per te festuar Kurban Bajramin. Ne denoncimin e bere ish-zyrtari eshte shprehur se parate i mbante ne nje komo qe ndodhej ne dhomen e gjumit dhe askush nuk kishte dijeni per to. Por kur eshte kthyer ne mbremje ka vene re se 80 mije euro dhe 60 mije dollaret nuk gjendeshin aty dhe dikush kishte hyre ne shtepine e tij. "Menjehere bera denoncim ne Komisariat per te zbuluar autorin dhe nuk me shkonte mendja se do te ishte nje i njohuri im", tha Dulla dje pas ndalimit te te dyshuarit Edmond Avdo. Ai pranoi se e kishte te aferm 41-vjecarin, ndersa ia la ceshtjen drejtesise per ta zgjidhur.

Policia tha se siguroi gjurme gishtash qe e cuan drejt autoreve te dyshuar te krimit. Gjate hetimeve te kryera mesohet se Avdo, duke shfrytezuar miqesine me familjen Dulla, i ka bere nje kopje celesit te shtepise. I informuar per dreken jashte banese te tyre, se bashku me nje shoke, kane hyre brenda duke marre parate. Ka qene vete ish-drejtori qe ka deshmuar pas denoncimit te bere mbremjen e se henes se Avdo, kishte dijeni per vendin ku mbaheshin parate dhe se ishte i dyshuari kryesor. Gjurmet e gishtave mesohet se perkonin me ato te 41-vjecarit, qe u arrestua per krimin e "vjedhjes ne bashkepunim".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›