LSI: Zgjedhjet, Rama, pergjegjesi i vetem i prishjes
Levizja Socialiste per Integrim kercenoi Edi Ramen se nese nuk ndryshon Kodin Zgjedhor, ai do te jete pergjegjesi i vetem per prishjen e standardeve te zgjedhjeve vitin e ardhshem. Sekretari i Pergjithshem i kesaj partie, Petrit Vasili iu pergjigj refuzimit publik te Rames, se ceshtja e Kodit eshte mbyllur, duke i thene se nese eshte e vertete nje gje e tille, ai merr persiper pergjegjesine shume te rende, per prishjen e zgjedhjeve. "Ne rast se seanca plenare do te fuse dhe do te shqyrtoje, vetem ceshtjen e ndryshimit te dispozitave qe kane te bejne me daten e zgjedhjeve apo afatet zgjedhore dhe nuk merr ne shqyrtim ceshtjet e administrimit te Kodit, sigurisht qe ne nuk do te marrim pjese ne kete seance dhe gjate gjithe kohes nuk do ta njohim ate pjese te Kodit, qe ka te beje me administrimin e zgjedhjeve", beri te qarte Vasili, ende me shprese se Rama nuk e kishte pergjigje perfundimtare, ate qe i ktheu Metes, se bisedimet per ligjin e zgjedhjeve jane mbyllur. Ne keto kushte, Vasili sqaroi se letra qe Meta dergoi per kreun e PS-se, ishte vetem per zgjedhjet dhe realizimin e tyre sipas standardeve. Ne menyre qe asnje te mos aludoje per nje bashkepunim te mundshem mes PS dhe LSI. "Prej nje viti eshte lidershipi i PS-se, qe ka prishur ne menyre te njeanshme dhe flagrante marreveshjen e partive opozitare. Prej nje viti eshte vene ne dispozicion te plote te Sali Berishes per te prishur dhe dhunuar Kushtetuten demokratike te ketij vendi", akuzoi Vasili. Sipas tij, brenda mazhorances, ka levizje se jane pro rishikimit te Kodit Zgjedhor. Levizje qe sipas tij, qe deshmojne se ligji zgjedhor ka nje pjese qe nuk funksionon dhe e cila mund te jete shkaku kryesor per prishjen e standardeve te zgjedhjeve. "I vetmi njeri i qete dhe i pa shqetesuar per prishjen e standardeve te zgjedhjeve ne kete vend eshte dhe mbetet vetem Edi Rama. Keshtu qe, ne kete cast eshte e qarte per kedo, qe ky zotni ka marre persiper pergjegjesi shume te renda te fateve te vendit, te cilat komprometohen ne menyre te pariparueshme nga zgjedhjet e prishura, dhe kjo pergjegjesi shkon tek ky njeri", replikoi Vasili.
Letra e Metes, mberrin zyrtarisht ne zyren e Rames
Kryetari i LSI-se, Ilir Meta ne letren e derguar disa dite me pare krye socialistit Edi Rama, i kerkoi te reflektoje edhe nje here per ndryshimin e permiresimin e Kodit Zgjedhor. "Per t'i dhene vendit nje Kod Zgjedhor qe prodhon zgjedhje te lira, te ndershme e te pakontestueshme. Une jam i gatshem te takohem me ju per te shqyrtuar konkretisht mundesite qe krijon nje rast i tille", shkroi Meta, per Kodin e kthyer dite me pare nga Presidenti Bamir Topi. Sipas tij, kthimi i Kodit Zgjedhor ka krijuar nje mundesi per reflektim dhe nje hapesire per te riparuar disa defekte te tij.