E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Ne politike, jo burra te dhunshem"

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka bere thirrje dje qe te mos lejohet te hyje ne Parlament, asnje nga ata burra politikane qe dhunojne grate apo partneret e tyre. Nje kerkese te tille ajo e beri gjate konferences "Per nje shoqeri te barabarte dhe pa dhune". Duke nenkuptuar se ka politikane te tille, por pa permendur emra, kryeparlamentarja i kerkoi mbare opinionit publik qe te jete mjaft i kujdesshem ne kete pike dhe te mendohet mire kur te vendose kujt t'ia jape voten. Sipas Topallit, "nuk duhet lejuar qe ketyre njerezve t'u jepet sado pak pushtet, sepse ata mund te bejne vetem gjera vulgare dhe te padenja". Me ane te kesaj deklarate te forte, Topalli ka lene te nenkuptoje se ndryshimi duhet te filloje pikerisht nga njerezit e politikes, dhe se nuk mund t'u kerkohet njerezve te thjeshte te eliminojne dhunen, kur ata kane shembullin me te keq ne politike. "Kurre mos i lejoni ata, qe tregohen burracake me familjet e tyre, me me te dobetit, t'u jepet sado pak pushtet", kerkoi kryeparlamentarja Topalli. Me tej, ne referimin e saj per dhunen ne familje, kryetarja e Kuvendit deklaroi se ne dhunen ne familje, ajo qe te dhemb me shume dhe te trondit me shume eshte dhuna qe ushtrohet ndaj femijeve. "Kjo ndodh per shume arsye, por mbi te gjitha per shkak te mosreagimit se shoqerise. Femijet nuk jane minipersona me mini te drejta. Femija eshte i pari", u shpreh kryeparlamentarja Topalli. Ne konference u vu theksi se vetem gjate ketij viti jane bere mbi 250 kerkese padi ne Gjykata dhe mbi 600 gra kane kerkuar ndihmen e policise per dhunen e ushtruar ndaj tyre. Konferenca kombetare me teme "Per nje shoqeri te barabarte dhe pa dhune", u organizua nen kujdesin e Ministrise se Punes Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta.

250 Padi Jane bere ne drejtim te Gjykatave te Shkalles se Pare ne rang vendi gjate ketij viti, per dhunen qe ushtrohet ndaj grave dhe femijeve. Nderkaq, gjate konferences se djeshme u be e ditur se mbi 600 gra, kane kerkuar ndihmen e policise per dhunen e ushtruar ndaj tyre.

Godo: Trajnim 500 mjekeve per dhunen

Gjate ketij viti jane trajnuar per dhunen ne familje, rreth 500 mjeke te familjes, obsteter - gjinekolog, infermiere dhe mjeke te konsultores se gruas dhe femijes ne disa rrethe te vendit, si Tirane, Shkoder, Pogradec, Diber, Vlore, Durres. Gjithashtu, ne te gjitha Drejtorite e Shendetit Publik te rretheve, jane ngritur ekipe pergjegjes shendetesor, per rastet e dhunes ne familje. Keto ekipe perbehen nga mjeke, infermier, punonjes social ose psikolog. Pervec ketyre, jane pergatitur materiale promocionale per dhunen ndaj grave dhe femijeve dhe ne ISHP dhe jane zhvilluar takime me komunitetin, shkollat, punonjes te kujdesit shendetesor ne rrethe te ndryshme.

Topalli: Dhuna vjen nga pabarazia gjinore

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli pershendeti bashkerendimin me efikas mes strukturave te policise, mjekeve, mesuesve, edukatoreve dhe shoqerise civile ne luften kunder dhunes ne familje. Gjate fjales se saj, Topalli tha se ceshtja e dhunes s'mund te lidhet thjesht me procedurat ligjore e gjyqesore, porse ajo eshte ceshtje e se drejtes. "Dhuna e ushtruar ndaj grave dhe ndaj femijeve vjen ne radhe te pare nga pabarazia qe ekziston midis dy gjinive dhe me mosnjohjen e te drejtes". Kryetarja e Kuvendit u shpreh se vetem nje koordinim i mire mes te gjitha strukturave shteterore do te bente te mundur, qe ceshtja e dhunes te trajtohet si nje ceshtje prioritare.

Duro: Qender pritjeje per viktimat e dhunes

Ministri i Punes, Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te barabarta Anastas Duro deklaroi gjate konferences se djeshme se dhuna ne familje eshte nje problem qe prek te gjitha shtresat dhe grupet e shoqerise, pa dallim moshe, gjinie, etnie, niveli ekonomik, zone gjeografike e besimi fetar."Gjithsesi, me se shumti, ajo prek grate dhe femijet, si kategorite me te pambrojtura dhe te ekspozuara ndaj saj", konkludoi ministri i Punes. Duke u ndalur tek procesi i hartimit, miratimit dhe zbatimit te Strategjise Kombetare kunder Dhunes ne Familje dhe ligjit "Per masa ndaj dhunes ne marredheniet familjare", Duro tha se qellimi eshte te parandaloje dhe luftoje dhunen ne familje .


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›