Taksat e uleta, rritet numri i bizneseve te regjistruara
Pergjysmimi i tatim-fitimit ne fillim te ketij viti ka nxitur ne kualifikimin e bizneseve ne zonen formale te ekonomise. Sipas, nje vleresimi te Ministrise se Financave, ulja e takses se tatim-fitimit ka ndikuar direkt ne rritjen me 13 % te numrit te bizneseve te regjistruara gjate periudhes, janar-gusht ose 8031 me shume, duke i zhvendosur ata nga zona "gri" e ekonomise shqiptare. Nga keto subjekte, 1750 jane subjekte te biznesit te madh, te cilet sigurojne xhiro vjetore me te larte se 8 milione leke. Nje shifer e tille rezulton 12.8 % me e larte krahasuar me vitin 2007 dhe 60 %, krahasuar me tre vjet me pare. Norma statusore e tatim-fitimit ne Shqiperi eshte ulur nder vite, nga 30% ne 1999, ne 25% ne 2004¸ 23% ne 2005¸ 20% ne 2006-2007 dhe se fundi, ne 10% qe nga janari i vitit 2008. Pergjysmimi i normes se tatim fitimit nga 20 % ne 10 % ishte pjese e ndryshimeve ligjore tatimore qe vendosen ne Shqiperi sistemin e takses se sheshte, me norme 10%. Nga ana tjeter, ekspertet e financave vleresojne se edhe shfuqizimi gradual i perjashtimeve dhe lehtesirave nga tatim-fitimi, ka thjeshtesuar sistemin, duke reduktuar hapesirat per evazion, si dhe e kane bere me transparent. Llogaritjet e eksperteve te ministrise se Financave mbi efektet e uljes se takses se tatim-fitimit, vleresohet se nga ulja me 50% te nivelit te tatimit mbi fitimin, komunitetit te biznesit u lihet ne dispozicion nje shume prej 150 milione dollare. B.H.
Informaliteti
Ulja e takses se tatim-fitimit ka ndikuar direkt ne rritjen me 13 % te numrit te bizneseve te regjistruara ne 8 muajt e pare te vitit 2008, ose me 8031 me shume, duke i zhvendosur ata nga zona "gri" e ekonomise shqiptare.
Informaliteti
Ulja e takses se tatim-fitimit ka ndikuar direkt ne rritjen me 13 % te numrit te bizneseve te regjistruara ne 8 muajt e pare te vitit 2008, ose me 8031 me shume, duke i zhvendosur ata nga zona "gri" e ekonomise shqiptare.