Deshton procesi i "Bandes se Durresit"
Procesi gjyqesor ne ngarkim te 17 te pandehurve te cilesuar si anetare te "Bandes se Durresit" eshte shtyre serish. Ne seancen e djeshme kane qene te pranishem avokatet mbrojtes, por mungesa e nje gjyqtari ka sjelle ne deshtimin e seances. Per kete gjykata ka vendosur te caktoje nje date tjeter duke sqaruar mbrojtesit, se seanca do te jete pa limit. Kjo gje ka nervozuar avokatet te cilet kane bere me dije se nuk do te jene ne gatishmeri te nje procesi. Debati ka zgjatur shume pak, pasi trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Gurali Brahimllari eshte larguar nga salla dhe mbrojtesve iu eshte dashur te bejne te njejten gje.