E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Stuhia e detit", jepet 15 vjet burgim

Tirane - Trafiku i 118 kilogram hashash iu ka kushtuar 15 vjet heqje lirie dy te pandehurve. Togat e zeza te Gjykates se Krimeve te Renda, te kryesuara nga gjyqtarja Flora Hajredinaj kane shpallur dje fajtor dhe kane denuar me 7 vjet heqje lirie, te pandehurin Romeo Haderi, ndersa per te pandehurin Rikard Murtaj gjykata dha denimin me 8 vjet heqje lirie. Dy te pandehurit jane vene ne pranga ne saje te operacionit te koduar "Stuhia e Detit". Nga hetimet e kryera nga Prokuroria e Krime te Renda ka rezultuar se Haderi dhe Murtaj kane tentuar te trafikojne nje sasi droge drejt vendit helen. Keshtu nga hetimet ka rezultuar se nje vit me pare ne doganen e Kakavijes, eshte vene ne pranga i pandehuri Murtaj, ky i fundit me detyre shofer autobusi i linjes Sarande -Athine. Sipas prokurorise gjate nje kontrolli te ushtuar ne autobusin e kesaj linje eshte gjetur sasia e droges e cila ishte e fshehur ne gomat e mjetit. Droga ishte e paketuar ne pako me peshe 1 kilogram secila dhe e mbeshtjelle ne 14 thase platmasi ngjyre te zeze. Lenda narkotike ishte e fshehur ne pjeset mbrojtese te gomave te autobusit, por nuk eshte dashur shume pune per te bere zbulimin e saj. Autobusi me targa SR 5646 A, prone e shoqerise se udhetareve "Parma Saralb", me qender ne qytetin bregdetar ishte duke transportuar 19 shtetas nga Saranda ne drejtim te Athines. Pas ekspertizes, sasise se droges dhe verifikimit te gjurmeve qe gjendeshin ne pako, rezultoi se ne kete trafik ishte i perfshire dhe nje tjeter shtetas, pikerisht i pandehuri Haderi. Akti i ekspertimit daktiloskopik nxori se gjurmet e gishtave te tij kishin mbetur neper qeset mbeshtjellese te pakove me hashash. Dy seanca me pare prokuroria i kerkoi gjykates shpalljen fajtor dhe denimin e dy te pandehurve me nga 8 vite heqje lirie secili. Ndersa dje te pandehurit i kane kerkuar gjykates pafajesine e tyre. Sipas tyre ata nuk jane "pronare" te droges dhe nuk kane dijeni se kush e ka vene ate ne gomat e autobusit. Gjykata e cila eshte terhequr ne dhomen e keshillimit ka denuar te pandehurit, perkatesisht me 7 vjet per Haderin dhe 8 per Murtaj. Ata akuzoheshin nga prokuroria per vepren penale te "trafikimit te lendeve narkotike". Redinalda Caushaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›