E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vjedhja e makinave, tre vihen ne pranga

TIRANE - Policia e Tiranes, ka zbuluar nje bande qe merrej me vjedhjen e makinave, te cilat dergoheshin me pas ne Shkoder, ku cmontoheshin. Aksioni eshte bere nga Komisariati nr. 1 dhe 4 i Policise se Tiranes, zyres se Vjedhjeve te Automjeteve dhe Policise se Shkodres. Lajmi eshte bere i ditur nga burime te policise te cilet thane se te arrestuarit jane Gezim Vangjushi dhe Mariglen Aliko ndersa eshte shpallur ne kerkonin Arben Lico. Gjithcka ka nisur me denoncimet e vjedhjeve te disa automjeteve te cilat jane bere ne kryeqytet. Menjehere policia e Tiranes nisi hetimet per gjetjen e automjeteve, nderkohe qe pistat hetimore cuan ne zbardhjen e nje rrjeti te grabitjeve te makinave. Ndjekjet e vazhdueshme dhe teper sekrete te uniformave blu, zbuluan se dy te arrestuarit vidhnin automjete ne Tirane dhe pasi i cmontonin, pjeset i dergonin ne serviset e qytetit te Shkodres ku i shiteshin per pjese kembimi. A. Cena


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›