E Diel, 1 Nëntor 2026

Nisin hetimet per dy karabinieret qe qelluan per vdekje shqiptarin

Siena - Prokuroria e Sienes, ka hapur nje hetim ne lidhje me dy efektivat e policise qe qelluan per vdekje nje 35-vjecar nga Shqiperia. Shkelzen Tumja, i cili humbi jeten dy dite me pare, u qellua me arme, duke humbur jeten, pasi nuk u ndal kur policia i kerkoi te bente kete gje. Media italiane ka bere te ditur dje, se vrasja e shqiptarit ne Itali, ka bere qe te vihen nen hetim dy karabinieret qe kane qelluar mbi te. Prokuroria e Sienas, ka regjistruar nje proces penal ndaj dy policeve te cilen qelluan ndaj 35-vjecarit nga Shqiperia, vetem se ai nuk i ndaloi shenjes se bere nga ata. Emrat e dy karabiniereve nuk jane bere te ditur nga autoritetet hetimore. Prokuroria ka bere te ditur dje se, dy policet ende nuk jane marre ne pyetje, pasi deri tani ka qene avokati i tyre qe eshte marre me te gjitha procedurat. Prokuroria tha se hapja e hetimit ndaj dy efektivave te policise, eshte e nevojshme pasi nuk dihet ende dinamika e ngjarjes dhe rrjedha e saj. Nderkohe qe dhe familja e viktimes, ka shkuar ne Itali, pasi ata jetojne ne Greqi. Avokati i tyre, ka bere te ditur se do te shkoje deri ne fund te kesaj ceshtjeje. Policia ka nisur kerkimet qe te gjeje dhe shqiptarin tjeter qe eshte larguar nga vendi i ngjarjes, pasi ka pare qe shoku i tij, ra i vdekur ne toke. Ai nuk eshte identifikuar, por policia eshte duke kerkuar ne zonen ku ka ndodhur vrasja. Gjate dites se djeshme eshte bere dhe autopsia e shqiptarit, duke nxjerre dhe shkaqet e vdekje. Sipas raportit mjeko-ligjor vdekja e te riut, ka ardhur si pasoje e goditjes me plumb, qe deri me tani rezulton te kete dale nga arma e nje karabinieri, i cili ishte ne postbllok se bashku me nje tjeter koleg te tijin. A. Cena


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›