Bastisje dhe arrestime në Çair, Haraçinë dhe Kumanovë
Policia maqedonase ka kryer dje bastisje dhe arrestime në familjet shqiptare në Haraçinë, Çair të Shkupit dhe në fshatin Opajë të Kumanovës. Lajmi është bërë i ditur nga agjencia INA, sipas të cilës gjatë aksionit në fshatin Haraçinë janë arrestuar tre persona, në Çair tre persona si dhe në fshatin Opajë të Kumanovës katër persona.
Ministria e Brendshme nuk ka dhënë detaje për kryerjen e këtyre bastisjeve, ndërkohë bëhet e ditur jozyrtarisht se nesër do të ketë informacione plotësuese lidhur me këtë aksion të gjerë policor.
Bastisjet pasuan pas vrasjes së pjesëtarit të njësitit “Alfa”, Afrim Arifi, në afërsi të Fakultetit Matematiko-Natyror në Shkup.
Policia ka bastisur edhe banesën e botuesit të gazetës “Koha”, Arben Ratkoceri i cili gjithashtu ka akuzuar policinë për terrorizim të familjes së tij. Ndaj këtij veprimi ka reaguar edhe Shoqata e Gazetarëve Shqiptarë të Maqedonisë.
(INA)