E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pacolli kundër privatizimeve të mëdha

 

PRISHTINE-Aleanca Kosova e Re është shprehur kundër privatizimeve të disa ndërrmarjeve të mëdha publike në Kosovë. Në debatin e organizuar sot në Prishtinë nga ky subjekt politik, kreu Behxhet Pacolli tha se “Qeveria ende nuk ka platformë ligjore për të privatizuar ndërmarrjet e mëdha publike si KEK-u, Aeroporti dhe PTK-ja”. Për këtë arsye, Pacolli propozon që procesi i privatizimeve të ndalet derisa qeveria të krijojë vizione të qarta për fatin e këtyre ndërmarrjeve. “Në rast të kundër këto ndërrmarje të mëdha do të përjetojnë fatin e ndërmarrjeve shoqërore, të privatizuara deri tani”, tha kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli.
Në debat morën pjesë ekspertë të ekonomisë, të institucioneve të Kosovës, të partive politike, shoqërisë civile dhe të institucioneve ndërkombëtare.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›