Bastisnin lokale e shtepi, pranga bandes "Bregdeti"
Durres- Nje grup hajdutesh qe ishin bere tmerri i pronareve te banesave dhe lokaleve ne zonen e bregdetit te Durresit ka rene ne prangat e policise pas nje operacioni te koduar pikerisht "Bregdeti". Burime zyrtare thane se Pashk Kola, 33 vjec, Artan Ndoi, 23 vjec, Kastriot Vehapi, 22 vjec dhe Artur Demaj, 28 vjec, u kapen oret e vona te mbremjes se enjte, duke u zbardhur dita e djeshme ne lagjen 13, Plazh, ne sektorin "Teuta". Policia i akuzon te dyshuarit per vjedhjen me thyerje te lokalit te Ilir Sh., ku kane marre disa televizore. Gjithashtu ne pranga ka rene edhe Sadik Valteri, 20 vjec, lindur ne Burrel dhe banues ne lagjen nr. 17, i akuzuar per vjedhjen e nje banese nje jave me pare. Ndaj pese te ndaluarve rendojne akuzat e "vjedhjes ne bashkepunim" dhe dosja i kaloi prokurorise per hetime te metejshme. Burime zyrtare thane se po hetojne per te zbuluar krime te tjera te ketij grupi te kryera ne vende e kohe te ndryshme.
E.A.
E.A.