E Diel, 1 Nëntor 2026

Bie ne depresion, 19-vjecari tenton flijimin me fostoksine

Nje 19-vjecar ka tentuar vetehelmimin ne rrethana ende te paqarta ne qytetin e Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur diten e djeshme ne lagjen "11 Nentori", ndersa A. Sh., ka kaperdire nje sasi fostoksine. I riu eshte diktuar nga familjaret ne kohen kur ndodhej nen efektin e helmit. Ai eshte derguar ne spitalin e Elbasanit dhe pasi ka marre ndihmen e pare mjekesore eshte nisur per ne Tirane per sherbim me te specializuar. Ne vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, i cili arriti ne konkluzionin se 19 vjecari eshte vetehelmuar me dy tableta fostoksine kur ndodhej i vetem ne banesen e tij. Ende nuk behen te ditura shkaqet qe derguan te riun ne veteflijim, por policia tha se dyshohet nje depresion i momentit. Ne pyetje mesohet se jane marre edhe familjaret, qe nuk kane ditur te japin shpjegime per ngjarjen.

F.S.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›