E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fqinjet gjene te vdekur mesuesin 55-vjecar

Mamurras- Fqinjet gjejne te pajete mesuesin 55-vjecar. Dede Gjeci, mesues ne shkollen e mesme te Mamurrasit u dergua i vdekur ne spitalin e rrethit, ndersa ende nuk jane zbardhur shkaqet e ngjarjes. Prej dy ditesh 55-vjecari nuk dilte nga shtepia dhe kjo ka shtyre fqinjet qe te interesoheshin per mesuesin. Dera e shtepise ka qene e hapur ndersa nga brenda nuk eshte pergjigjur askush. Nje prej fqinjeve qe kalonte nje pjese te mire te kohes me shokun e tij ka hyre brenda dhe e ka gjetur mesuesin te pajete ne divan. Sipas policise, mesohet se vdekja munde te kete ardhur nga nje infarkt, ndersa Gjeci jetonte i vetem, pasi dy femijet ishin emigrante dhe bashkeshortja kishte vdekur dy vjet me pare. Sipas banoreve te Mamurrasit, Gjeci ishte nje nga mesuesit me popullore ne zone dhe njihej per korrektesine e tij ne detyre. Kohet e fundit 55-vjecari ka pasur probleme shendetesore qe duket se i kane sjelle edhe humbjen e jetes.

A.B.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›