"Rally Albania"starton sotgara e makinave
TIRANE-Gara e makinave, "Rally Albania" do të startojë sot në rrugët e Shqipërisë. Starti i garës do të bëhet sot në orën 11:00 në bulevardin "Dëshmorët e Kombit". Këtë vit do të marrin pjesë garues nga 12 shtete: Itali, Greqi, Spanjë, Gjermani, çeki, Sllovaki, Slloveni, Austri, Bullgari, Poloni, Zvicër, Shqipëri". Gjithsej do të marrin pjesë 260 garues. Ndërkohë dje kanë mbërritur garuesit, të cilët do të bëjnë regjistrimin dhe përgatitjet për garën e nesërme. Për këtë garë, organizatorja Julinda Dhame siguron pjesëmarrësit, por edhe të gjithë ata që do ta ndjekin garën, se do të ketë asistencë teknike profesionale, pasi garat e 'Rally'-t zhvillohen në rrugë të vështira me rrezikun e aksidenteve.
(s.g/BalkanWeb)
(s.g/BalkanWeb)