Hollanda fiton ndaj Hungarisë, 6-1

Fitoja e Hollandës kundër Hungarisë duhet të ketë qenë më e trishtuara për teknikun Bert Van Marvijk. 6-1 kundër hungarezëve mbetet në hije, sepse ylli më i shndritshëm i tulipanëve, Arjen Robben, gjunjëzohet në minutën e 85 dhe mund ti mungojë Hollandës në finalet e Botërorit 2010. mesfushori i Bayern Mynih është dërguar në spital, pas tërheqjes muskulore në pulpë të pësuar në fundin e takimit, në momentin kur po tentonte një goditje me takë, me efekt.
Forma e jashtëzakonshme e Robben u konfirmua edhe në miqësoren me Hungarinë, kur në 15 minutat e aktivizuara shënoi dy herë, përpara se të dëmtohej dhe të linte fushën dukshëm me dhimbje. Koha e rikuperimit do të saktësohet pas skanit që robben do të kryejë, por ndërkohë Hollanda është nisur për në Afrikën e Jugut pa të. “Nuk dimë asgjë, nuk e dimë sepse nuk kemi asnjë informacion për momentin", sqaroi Afellay. Në fakt, Robben vazhdon të jetë në listën e skuadrës përfaqësuese të Hollandës, por për sa kohë që dëmtimi i tij frikëson, prespektiva për turneun botëror duket e zbehtë. Robben ka qenë lojtari fondamental i bavarezëve në triumfin në Bundesligë dhe Kupën e Gjermanisë, por edhe në ecurinë deri në finalen e Madridit kundër Inter.
Eno Skarço < I mëparshmi