Batanija e gjendur ne Sharre mjekesia ligjore pa nje version zyrtar

Vazhdojnë kërkimet e trupit të 11 vjeçarit Julian Çela në landfillin e mbeturinave në Sharrë. Nje dite me pare, ushtarakët e Xhenios dhe punonjësit e landfillit të mbeturinave në Sharrë, kane gjetur mbetje kockore dhe një moket tapeti bashkë me një batanije të copëtuar. Pavarësisht mos përputhjes së ngjyrës, ekspertët e policisë shkencore me urdhër të prokurorisë kanë administruar si provë këto mbetje, të cilat janë dërguar pranë Laboratorit të Policisë Shkencore për ekzaminim. Po këta ekspert, nën vëzhgimin e syrit të familjarëve të 11 vjeçarit Julian Çela, dërguan në laborator edhe mbetjen kockore të gjetur në landfill. 45 vjeçari ka theksuar se batanija me të cilën ka mbështjell trupin e 11 vjeçarit, ka qenë ngjyrë e kuqe e me vija të bardha të çregullta, të dhuruar nga i vëllai I tij.
Sipas prokurorisë, këto mbetje që u sekuestruan në landfill, do të ekzaminohen në laborator. Kërkime për trupin e 11 vjeçarit po vazhdojnë në zonën nr.2 të landfillit, ku Prenjasi ka deklaruar se janë hedhur mbeturinat e 30 nëntorit.