E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grabitja e 10 mln lekeve arrestohet financierja e njesise bashkiake nr5

Ermonela Hekuri, financierja e njësisë bashkiake nr.5 në Tiranë, është arrestuar nga policia, pasi ka ndihmuar tre grabitësit të vjedhin 10 milion lekë të reja nga kasaforta e këtij institucioni. Bashkë me financierën janë arrestuar edhe 
Dorian Leci e Orjan Midha, ndërsa I janë gjetur vetëm 3 milion lekë nga 10 të grabitura. Sipas policisë, ndaj tre të arrestuarve është ngritur akuza e “vjedhjes me armë” në bashkëpunim. 
Arrestimi i tyre, erdhi pas rrëfimit të njërit prej tre grabitësve, me inicialet E.Xh. që tashmë ka pranuar të bashkpëunoj me drejtësinë. Sipas rrëfimit të tij, financierja Hekuri i ka treguar grabitësve për parat, vendin ku ndodhen dhe i kishte vënë në dispozicion një kopje të çelësit të kasafortës. 
Me armë në dorë, tre gabitësit Dorian Leci, Orhan Midha dhe E.Xh. mbrëmjen e 20 marsit kanë shkuar pranë Njësisë Bashkiake nr.2 ku kanë rrahuar rojen dhe me çelësin në dorë kanë hapur kasafortën duke grabitur 10 milion lekë të reja. Para këto që ishin pjesë e fondit që do I shpërndaheshin përfituesve të ndihmës sociale dhe pensionistëve invalidor të kësaj njësie. Pas arresimit, policia ka gjetur dhe sekeustruar vetëm 3 milion lekë, ndërsa shuma tjetër prej 7 milionëve nuk është gjetur. 
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›