Reforma me e re ne sistemin e drejtesise rritja e pagave te gjyqtareve
Ministria e Drejtësisë ka tashmë gati draftin e ligjit për reformën e pagave ne sistemin gjyqësor. Një fakt i tillë u bë publik nga vetë ministri Halimi, i cili përmes një mesazhi të postuar në facebook ka dhënë dhe arsyet se përse vjen një reformë e tillë, e cila do të jetë për diskutim në Kuvend në muajin prill.
Ne strategjinë e reformës se sistemit te drejtësisë,- shkruan Halimi në facebook, -përveç rritjes se eficenses se sistemit gjyqesor nëpërmjet rishpërndarjes se gjyqtareve sipas ngarkesës, rritjes se trasparences se sistemit me fokus rritjen e pergjeshmerise dhe llogaridhenies, padyshim qe përmirësimi i statusit te gjyqtareve është nje nga ceshtjet kryesore te reduktimit te korrupsionit ne sistemin gjyqësor dhe rritja e pagave është element thelbësor i përmirësimit te statusit.
“Çdo gjyqtar qe fillon punen diten e pare nuk mund te kete nje page me te vogel se 100.000 leke/muaj. Nje page me e mire, do ta beje ate me te pavarur nga vektoret ekonomike, por dhe te pergjegjshem nga cdo sanksioni. Gjyqtari i krimeve te renda do te paguhet jo me pak se 120.000 leke/muaj. Nje gjyqtar ne Gjykaten e Apelit (minimalisht 7 vjet gjyqtar karriere) nuk mund te kete page me te ulet se 140.000 leke/muaj). Një gjyqtar i shkalles se pare me 25 vjet pune, pagën të njëjtë me gjyqtarin e apelit. Një gjyqtar ne Gjykatën e apelit me 25 vjet pune pagën të njëjtë me Gjykatën e Lartë”, sqaroi Ministri i Drejtësisë.