E Shtunë, 31 Tetor 2026

I dyshuari tjeter per pedofili ne burg

Nje tjeter i dyshuar për pedofili në dyert e gjykatës. 64 vjecari Myzafer Sala, i akuzuar për “vepra të turpshme mori masen e arrestit me burg pa afat.
Sipas prokurorisë, 64-vjeçari Sala pasditen e së enjtes, në ashensorin e banesës së tij, ka ngacmuar seksualisht një vajzë 12 vjeçare. Ai ka kapur faqet dhe më pas ka tentuar ta puth pa dëshirën e vajzës, e cila e alarmuar ka ikur nga ashensori duke njoftuar familjarët. Këta të fundit, të shoqëruar me vajzën kanë denoncuar “pedofilin” 64 vjeçar, i cili është arrestuar brenda banesës së tij në Laprakë. Vet i moshuari e ka mohuar akuzën, duke pretenduar se vetëm e kishte përshëndetur vajzën. 
Gjykata e Tiranës, pranoi kërkesën e prokurorit Naim Tota, duke izoluar në qeli 64-vjeçarin Myzafer Sala. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›