Kupa e Konfederatave, nuk zhgënjejnë Spanja dhe Italia (VIDEO)
Italia dhe Spanja kanë dalë fitimtarë dje në takimet repsektive për Kupën e Konfederatave. Axurrët mposhtën 2-1 Meksikën, ndërsa spanjollët po me të njëjtin rezultat mundën Uruguajin.
Goli i parë për skuadrën e Prandelit erdhi nga Andrea Pirlo (27) me anë të një goditje dënimi. Por gëzimi nuk zgjati shumë sepse Meksika barazoi 7 minuta më pas me anë të Hernandez, i cili nuk gaboi nga pika e penalltisë.
Pjesa e parë u mbyll në barazim, ndërsa fitorja erdhi vetëm në minutën e 78-të, me anë të Mario Balotellit.
Kampionët e botës në fuqi ishin të papërmbajtshëm në pjesën e parë, ndaj Uruguajit, ku shënuan dy herë me anë të Pedro dhe Soldado. Diferenca u ngushtua me anë të Luis Suarez, i cili shënoi nga një goditje dënimi.