E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet, BE: Po ju vëzhgojmë me kujdes, të shmanget dhuna

zgjedhjetTiranë- Delegacioni i Bashkimit Evropian në vendin tonë ka deklaruar sot se po vëzhgon situatën parazgjedhore, ndërsa ka apeluar për shmangjen e dhunës. Nëpërmjet një deklarate të lëshuar për mediat, BE-ja shprehet se një nga gjërat bazë të këtyre zgjedhjeve, është realizimi i procesit në kushte paqësore.

“Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri, në marrëveshje me krerët e misioneve të Bashkimit Evropian në Shqipëri, dëshiron të nënvizojë se po e ndjekim nga afër procesin zgjedhor. Ndër standardet evropiane dhe ndërkombëtare që presim të zbatohen, një ndër më të rëndësishmit është shmangia e dhunës, në përputhje me pritshmëritë e qytetarëve që zgjedhjet të zhvillohen në një mjedis të qetë dhe paqësor,- thuhet në deklaratë.

Më tej BE-ja u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të shmangin dhunën, ndërsa ka kërkuar që partitë politike tu japin udhëzime të rrepta anëtarëve dhe mbështetësve të tyre në lidhje me këtë shqetësim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›