Batica e Zezë, 1 miliard dollarë nga “BP”

Kompania “British Petroleum” është e angazhuar për të derdhur një miliard dollarë për të subvencionuar projektet për pastrimin e Gjirit të Meksikës nga dëmet e shkaktuara nga batica e zezë.
Lajmin e ka bërë të ditur sot sekretari amerikan i Drejtësisë, i cili ka nënvizuar se marrëveshja nuk do të ketë asnjë lidhje me llogarinë përfundimtare që kompania duhet të shlyejë.