E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA-të i dorëzojnë Gjermanisë terroristin e kërkuar

Shtetet e Bashkuara i kanë dorëzuar Gjermanisë Ahmed Vali Sidiku, një militant islamist, i cili prej nëntë muajsh, mbahej i burgosur në Afganistan.

Sidiku, shtetas gjerman, besohet se është anëtar i organizatës terroriste "Lëvizja Islamike e Uzbekistanit".

Perëndimi e akuzon organizatën në fjalë se synon të vendosë ligjin islamik në Azinë Qëndrore dhe po zhvillon një fushatë guerrile kundër forcave të sigurisë në Pakistan dhe trupave të NATO-s në Afganistan.

Kjo organizatë ka synuar organizimin e sulmeve terroriste në Britani, Francë dhe Gjermani.

 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›