E Shtunë, 31 Tetor 2026

Batista duhet te prese

Federata Argjentinase e Futbollit do te vendose ne 2 nentor fatin e trajnerit te kombetares bardhekalter.

Sergio Batista tekniku i perkohshem i Argjentines do te mesoje me 2 nentor nese kontrata e tij do te shtyhet deri ne boterorin e 2014 ne Brazil apo deri ne Kupen e Amerikes 2011.

Batista i cili mori drejtimin e Argjentines pas largimit te Maradones ka drejtuar Argjentinen ne tre ndeshje te gjitha miqesore fitore me Irlanden dhe Spanjen dhe humbje me Japonine.

Me 17 nentor eshte ne program nje miqesore e Argjentines me Brazilin ne Doha te Katarit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›