Batllava dhe Llapi dalin nga shtrati
Reshjet e fundit të shiut kanë rritur nivelin e ujit në liqenin e Batllavës dhe lumit Llap duke vërshuar disa fshatra dhe lagje të Podujevës. Sipas zyrtarëve komunalë të Podujevës, me gjithë vërshimet e liqenit të Batllavës dhe lumit Llap, nuk ka ndonjë rrezik. Sipas zyrtarëve të Zyrës për alarmim dhe koordinim të rasteve emergjente, gjatë ditës së martë ata kanë vizituar disa fshatra të Podujevës për të vlerësuar rrezikshmërinë e lumit Llap.
Ndërkohë, drejtori i Shërbimeve Publike, Mbrojtjes dhe Shpëtimit, Faik Muçiqi, ka thënë se nga informatat e deritashme nuk ka ndonjë rrezik nga këto vërshime, pasi uji kryesisht ka marrë arat.
“Ka ndonjë rast individual që uji ka depërtuar edhe në ndonjë bodrum të ndonjë shtëpie, por ende nuk është situata alarmante. Në rast të ndopnjë rreziku, do të ngritet gatishmëria e emergjencës dhe varësisht prej situatës edhe do të veprojmë”, ka theksuar Muçiqi.
Komunarët e Podujevës kanë thënë se deri tash nga liqeni i Batllavës uji ka vërshuar në fshatin Batllavë, Gërdovc, Bellopojë, etj., ndërsa lumi Llap në Sfeçël, Surkish, Lupç, etj.